Futboll La Liga Sport

Real Madrid pa “orientim” në merkato, tashmë tenton një tjetër lojtar

Real Madrid duket në një situatë mjaft të vështirë pas largimit të Kristiano Ronaldos, pasi nuk po arrin të zgjidh dilemën se kush do të jetë zëvendësuesi i portugezit.

Pas deklaratave zyrtare të klubit për Mbappe dhe Neymar, duket sikur “los Blancos” po anojnë më shumë drejt pistës Hazard, por ende pa asnjë konfirmim as për sulmuesin e Chelseat.

Por së fundmi ka dal sërish në skenë edhe emri i Herri Kejn, me lojtarin e Totenhem që sipas informacioneve thuhet se ka marr miratimin e presidentit Perez për të nisur negociatat.

Me gjasa nëse kjo vërtetohet, klubit londinez do t’i ofrohet në shkëmbim Gareth Bejl, si dhe një shumë e caktuar parash, për të bërë të mundur trasferimin.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Ernest GJOKA: TIRANA me MEMËN do rilindi. Kombëtarja me PANUCCIN pa ide. Me Izraelin do…

Isa.Autor

“MARTOHET” ME SUPER LEAGUE/ Chiellini: Është e nevojshme. Ka shumë skuadra në Serie A

Delo.autor

NDESHJA NDAJ EIBAR/ Pas spekulimeve të transferimit, Barça lë jashtë skuadrës yllin

Delo.autor

Leave a Comment