Futboll Sport

Tirana nuk heq dorë nga Dita, bardheblutë presin edhe Sedat Berishën

Bruno Dita është nën kontratë me Skënderbeun dhe kjo dihet. Megjithatë, shanset për një “divorc” të parakohshëm nuk janë shuar. Nëse ndodh që mesfushori të largohet nga Korça, Tirana mbetet një opsion i mundshëm për lojtarin që më herët ka luajtur edhe për Dinamon, Besën e Teutën.

Kryeqytetasit duan një tjetër mesfushor dhe këtë herë shqiptar, ndaj alternativa të mira konsiderohen pikërisht Dita, por edhe Edon Hasani. Klubi është në pritje edhe të Sedat Berishës.

Ky i fundit ka kërkuar lejen e kalimit nga Vllaznia dhe, nëse e merr, do të vishet bardheblu. Palët kanë zhvilluar një bisedë dhe, nëse fiton “lirinë”, te Tirana e mirëpresin.

Related posts

DREJT RIKTHIMIT NË FUSHË PAS DËMTIMIT/ Theo Hernandez zbulon: Objektivi ynë është kualifikimi në…

Delo.autor

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Umtiti pozitiv me COVID-19, a rrezikohet ndeshja ndaj bavarezëve?

Delo.autor

HERNANDEZ DEBUTON ME GOL NË AMERIKË/ “Kuqezinjtë” zhgënjehen në miqësoren ndaj Novarës

Delo.autor

Leave a Comment