Futboll Kategoria Superiore Sport

I ÇUDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ibraimi: Te Dinamo jemi shumë të mirë, duhet të bëjmë ndonjë sherr…

Qetësia po i bën dëm Dinamos, Kjo është ideja e kapitenit të bluve, Agim Ibraimi, i cili pas sfidës së barazuar me Vllazninë ka çuditur duke theksuar se skuadrës i mungonin sherret. Në “SuperSport” ai theksoi se qetësia e tepërt ndoshta po ndikonte negativisht te përqendrimi i futbollistëve.

“Them se problem është edhe harmonia e tepërt në ekip. Është ekip që në 5 muaj nuk ka pasur asnjë lloj zënke. Por nuk është e mirë, në futboll dihet që ka edhe xixa. Ka ndikuar se jemi shumë të mirë, futbolli do të ketë ashpërsinë, të ketë konkurrencë të fortë edhe në stërvitje. Skuadra ka lojtarë cilësorë dhe me kualitet, ndaj besoj se do të bëhet

Të them të drejtën pjesa e parë ishte për ne, e dyta për Vllazninë. Vllaznia mori iniciativën në pjesën e dytë, ndoshta pa edhe lodhjen që kemi ne, u mundua të sulmonte në ato zona. Në pjesën e parë treguam atë që donim, unë u mundova t’i jap frymë ekipit që të dilte. Në të dytën u tërhoqëm e ndoshta edhe nga ngërçi psikologjik që kemi.

Përforcime në merkato? Përforcimet janë brenda, çdokush duhet të ketë përgjegjësinë për atë që bën, çdokush di potencialin e vet dhe e tregon në fushë.

Presidentit i jemi borxhli e mendoj e besoj se do ia kthejmë. Edhe kjo harmonia e tepërt ndikoi negativisht, ndoshta duhet të nisim ndonjë zënkë e fokusi do të jetë shumë i madh. Me kë? Me Imamin.

Askush nuk do ngatërresa. Pro edhe ata që janë në fushë nuk duan të zëvendësohen e ata që hyjnë në fushë duan ët luajnë. Por duhet të kuptojmë që një ditë nuk është e jona , gabimet që bëj unë i korrigjon ai tjetri e me radhë.

Duhet të përgëzojmë edhe portierin e ri, se sot ishte edhe debutimi”, tha Ibraimi në fjalët e tij pas sfidës.

Related posts

E PAPRITUR/ Mc Gregor flet për herë të parë pas humbjes: Irlandezi tregon planin DRASTIK…

Isa.Autor

PLAS NË GJERMANI/ Protestat në “Bundesligë” në kaos. Ja kush janë motivet

Isa.Autor

“TËRBOHET” INTER NË MERKATO/ Marotta kërkon të “rrëmbejë” yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment