Futboll Premier League Sport

KANE REALIST: Belgjika ishte më mirë, u munduam por pa rezultat

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane ka folur pas humbjes ndaj Belgjikës në finalen e vogël të Kupës së Botës “Rusi 2018”. Kane tha pas ndeshjes se Anglia dha gjithçka për të fituar, por Belgjika është një ekip i mirë.

“Në pjesën e dytë ne luajtëm me të vërtetë mirë”, ka thënë fillimisht Kane pas ndeshjes. “Ne i kishim ata nën dominim për gjysmën ore dhe thjesht vetëm nuk mundëm të gjejmë golin. Shokët e skuadrës nuk mundën të japin më, ka qenë një turne i vështirë”.

“Belgjika është padyshim një ekip i mirë, nuk mund të fajësoj shokët pasi kemi dhënë gjithçka”, përfundoi ai.

Anglia u mposht 2-0 nga Belgjika duke humbur mundësinë për të fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Related posts

“KATAR 2022″/ Fitoren me të thellë e kanë me Shqipërinë, ja çfarë duhet të dini për Andorrën…

Delo.autor

ENGLAND-ZECH REPUBLIC/ “Vendasit” nuk dinë të ndalen, shënon Sterling

Delo.autor

BEFASON NOTARJA ITALIANE/ “Do të doja RONALDON për një natë”, ja arsyeja…

Isa.Autor

Leave a Comment