Futboll Sport

Zbulohet se Ronaldo ishte shumë afër klubit tjetër italian para Juventusit

Cristiano Ronaldo e ka dëshiruar kalimin e tij në Napoli, por pastaj zgjodhi Juventusin pasi Aurelio De Laurentiis e refuzoi për shkak të çmimit të lartë.

Carlo Alvino është një gazetar i TV Luna, i cili është i afërt me Napolin dhe ishte njëri nga të parët që zbuluan lajmin e negociatave me trajnerin e ri Carlo Ancelottin, transmeton Gazeta Express.

“Cristiano Ronaldo tani do të ishte me fanellën e Napolit nëse klubi do të kishte mundësi t’i shpenzonte 350 milionë euro për të”, tha Alvino.

“Juventusi ka qenë plani B për yllin portugez. Jorge Mendes ka një raport shumë të mirë me presidentin De Laurentiis. Agjenti ia ofroi Ronaldon Napolit, mirëpo ata nuk kishin mundësi që t’i paguajnë aq shumë para, kështu që ai zgjodhi Juventusin në fund”.

Nëse do të transferohej në Napoli, Ronaldo do të punonte përsëri bashkë me ish-trajnerin e tij Carlo Ancelottin.

Related posts

SKANDALI NË NDESHJEN BYLIS0LAÇI/ Sindikata: Aktet e dhunës të dënueshme, i bëjmë thirrje FSHF-së që të…

Delo.autor

TRIUMFI I DYTË RADHAZI/ Atletico Madrid thyen Gironan

F.autor

PROTAGONIST ME GOL NDAJ TORINOS/ Mesfushori Kessie: Duhet të vazhdojmë kështu deri në fund, kam energji për…

Delo.autor

Leave a Comment