Futboll Sport

Mediat argjentinase: Di Maria shumë pranë Interit

Pavarësisht se ka afruar disa lojtarë deri tani, Interi vijon të jetë aktiv në merkato, për të ndërtuar përforcuar më shumë skuadrën, në prag të sezonit që pritet të jetë shumë impenjativ.
“Po punojmë për të ndërtuar një grup me 20 futbollistë, të aftë për të vendosur fatet e një ndeshjeje”, deklaroi Spalletti dje në konferencë për shtyp, duke lënë të hapur ende merkaton.

Së fundi ka qenë Fox Sport në Argjentinë, që në edicionin e saj të mëngjesit, ka raportuar se zikaltrit janë shumë pranë transferimit të Angel Di Marias në Milano.

Sipas tyre, agjenti i lojtarit dhe Ausilio kanë gjetur gjuhën e përbashkët, ndërsa tani pritet të fillojnë negociatat me PSG-në, për çmimin dhe formulën e transferimit.
Zikaltrit dëshirojnë një huazim me të drejtë blerjeje, si mënyra e vetme për të mos rënduar në bilanc dhe për të pasur mundësi ta aktivizojë argjentinasin në Champions, ndërsa nga ana tjetër francezët kanë nevojë për para dhe këmbëngulin për shitje përfundimtare.

Gjithsesi në orën e ardhshme do të mësohen më shumë detaje rreth këtij transferimi dhe mundësive për t’u realizuar

Related posts

“NUK DO BËJMË LLOGARI”/ Inzaghi: Inter mes 4 më të mirëve në Europë? Nuk ndodh shpesh…

F.autor

LIVE/ Barcelona-Sociedad, Jordi Alba kalon “Katalanasit” në avantazh

Delo.autor

Formula 1/ Ferrari bën bilancin, rezultatet janë inkurajues

Sadik.Autor

Leave a Comment