Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Bylis-Laçi. Rezultati 1-1

Bylisi pret Laçin në “Adush Muça”, në ndeshjen e parë të Kategorisë Superiore, e cila ka startuar në orën 13:45.

Do të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, që kërkojnë ta nisnin kampionatin me këmbën e mbarë. Laçi është një nga skuadrat që ka bërë shumë lëvizje në organikën e saj.

Megjithatë pavarësisht se shpesh ka skepticizëm për afrimet e kryera, lojtarët e transferuar nga klubi kurbinas e rendisin skuadrën mes pretendentëve për të synuar shumë këtë sezon. Cungu për ndeshjen e sotme nuk kishte luksin për të pasur një organikë të plotë dhe për këtë arsye ka qenë i kushtëzuar për formacionin, teksa në krahun e djathtë ka aktivizuar Emiliano Mustën.

Bylisi kërkon që pas suksesit në Kupë, të vazhdojë me fitore edhe në kampionat, për të zhvilluar një sezon të mirë, si vitin e kaluar, ku deri në dhjetor ishin surpriza e Superiores.

LIVE: BYLIS-LAÇI 1-1

Hadroj 36′ / Nuabueze 49′ 

Komenti live: 

49′ GOOOOL LAÇI 1-1/ Nuabueze barazon nga pika e bardhë e penalltisë.  Pas prekjes së topi me dorë brenda zonës nga ana e mbrojtësit Alan, gjyqtari nuk nguron të akordojë 11-metërsh, të cilin e shndërron në gol bomber i Laçit. 1-1.

Mbyllet pjesa e parë

36’ GOOOL BYLIS 1-0/ Aksion mjaft i bukur i ballshiotëve me disa pasime të sakta, e më pas Murataj kroson në zonë, aty ku Hadroji devijon bukur me kokë dhe mposht Alen Sherrin, 1-0 për Bylisin.

1′ Ka nisur sfida!

1′ Ka nisur sfida!

Related posts

Argjend Malaj ”thumbon” rivalët, Avdyli kyç portën

Sadik.Autor

MILAN-LEAO KRISJE TOTALE/ “Djalli” i thotë ‘Jo’ klauzolës së portugezit, tërbohet Maldini

F.autor

“DO TË KETË NDEVOJË PËR KOHË”/ Cannavaro: Pirlo? Juventus s’duhet të bëjë gabimin që bëri 10 vite më parë

Delo.autor

Leave a Comment