Bundesliga Futboll

Në Kinë ka një çështje “Aubameyang”: Federata nis hetimet

Aubameyenag kthehet në çështje në Kinë. Guangzhou Evergrande, skuadër që drejtohet nga italiani Fabio Cannavaro, është detyruar të përgënjeshtrojë zërat për një marrëveshje me Borussiam e Dortmundit për transferimin e sulmuesit me origjinë nga Gaboni për 72 milionë euro gjatë verës së ardhshme.  Edhe Federata Kineze e Futbolli ka reaguar për këtë çështje, duke nisur një hetim.

Në komunikatën e Guangzhou shkruhet se “historia e blerjes së një futbollisti nga Bundesliga për një shifër që është ndjeshëm më e lartë se tavani i përcaktuar në rregulloren e federatës është e pavërtetë. Guangzhou Evergrande do të vijojë t’i respektojë me rigorozitet rregullat për transferimet e lojtarëve.”

Ndërsa Federata në qëndrimin e saj shkruan “se dy klubeve që kanë nisur një luftë ekonomike për një lojtar të huaj (Guangzhou dhe Beijing Guoan) u kemi dërguar një letër për të zhpjeguar situatën si dhe kemi nisur një hetim për të kuptuar nëse janë thyer rregullat. Në rast se vërtetohen parregullsitë, dënimet do të jenë të ashpra.”

Related posts

KOMBËTARJA NDRYSHON LËKURË/ FSHF prezanton uniformat e reja të “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

KRISJA ME REJËN/ Zbulohen prapaskenat për Armando Brojën

Delo.autor

E PABESUESHME/ Shikoni si lojtari i shpëton zjarrit në hotel duke u varur nga kati i 11-të (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment