Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Trajneri Ilir Daja: Nesër do të futemi në fushë për të marrë tre pikët

Flamurtari luan përballë Tiranës ndeshjen e fundit për këtë vit, një takim ku vlonjatët vijnë pas dy fitoresh rradhazi, por edhe faktin se përballë gjejnë një njohje të vjetër si trajneri aktual i Tiranës, Ardian Mema.

Trajneri Ilir Daja e ka cilësuar nga ndeshjet më të veshtira, jo vetëm për faktin se përballë është Tirana, por edhe sepse luhet ndeshja e fundit për këtë vit, dhe natyrisht mund të mungojë disi mobilizimi.

Gjithsesi Daja e ka quajtur një moment të mirë situatën tek Flamurtari që vjen pas dy fitoresh rradhazi, por pavarësisht këtij fakti, për Dajën luhet përballë Tiranës, që ndoshta nuk e meriton këtë pozicion në tabelë. Referuar se trajneri Mema është në krye të Tiranës, ky fakt nuk ndryshon asgjë, duke parë se skuadrat kërkojnë maksimumin dhe ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra.

“Duke qenë se është konferenca e fundit për këtë vit, do uroja të gjithë tifozët tanë dhe ata shqiptarë, gëzuar festat e fundvitit dhe uroj një vit sa më të mbarë. Është një ndeshje e vështirë për shumë arsye, pasi lojtarët janë jo 100% të motivuar. Kjo në raport me Tiranën nuk është njësoj, pasi ata janë në një pozicion që kërkojnë të ngrihen. Por edhe ne e duam diçka të tillë, pavarësisht se vijmë nga dy fitore radhazi. Kemi përballë një kundërshtar si Tirana, që pikët e marra nuk tregojnë nivelin e tyre. Ekipet ndryshojnë nga java në javë, jo më nga një fazë. Siç e njoh unë Memën, më njeh edhe ai. Kjo nuk ka të bëjë me faktin që kemi punuar bashkë. Gjërat evoluojnë, çdo ekip ka problemet dhe armët e forta. Nuk ka rëndësi shumë njohja mes njëri-tjetrit, por leximi i lojës gjatë zhvillimit të saj. Nuk kënaqem me barazimin. Nesër, si në çdo ndeshje do të futemi për të marrë tre pikët, pavarësisht se e di që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”.-analizon tekniku i vlonjatëve. 

Flamurtari do të ketë dy mungesa si Veliu, por edhe Bushic, të cilët nuk janë gati për këtë sfidë, edhe pse për kroatin ka një shpresë minimale, por për momentin konsiderohen dy mungesa veç Deliaj, që e ka mbyllur këtë vit.

“Gjatë kësaj periudhe, problematika jonë ka qenë fakti që nuk e kemi pasur grupin të plotë. Shpesh lojtarët kanë sakrifikuar dhe kanë luajtur jo në gjendjen më të mirë. Jemi mësuar me këtë gjë, as nesër nuk do e kemi të plotë. Mungon Veliu, por edhe Bushiç me shumë mundësi nuk do të jetë. Ata që kemi kanë shumë eksperiencë, sidomos në sulm ku janë Alvesh, Torasa e Kale. Nëse do mbështeten mirë, atëherë do ta bëjnë më të lehtë mungesën e Bushiç”.-shtoi Daja. 

Alvesh dhe Torasa kane shoqëruar Dajën në konferencë dhe për të dy lojtarët rëndësi ka fitorja në këtë përballje, ku synimi mbetet që Flamurtari të vijojë rrugën e rezultateve pozitive.

Takimi do të luhet të premten në orën 16 e 30 minuta dhe padyshim edhe pse takimi ka veshtirësi, në Vlorë synojnë ta mbyllin pozitivisht këtë vit.

Related posts

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Shqipëri-Moldavi luhet në “Elbasan Arena”, FSHF publikon çmimet e biletave (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ BAYERN MUNICH/ Depay: Kjo është mundësia e fundit, nuk dua as të mendoj për…

Delo.autor

KËRKON ME ÇDO KUSHT TALENTIN E ITALISË/ Inter gati të ofrojë 30 milionë euro plus shërbimet për dy lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment