Futboll La Liga Sport

REAL I FRIKSHËM/ Perez jep miratimin për dy blerje të bujshme në sulm

Largimi i Cristiano Ronaldos ishte natyrisht një lajm i hidhur për tifozërinë madrilene, por Florentino Perez është gati të bëjë një merkato spektakolare, për të bërë që portugezi të harrohet.

Kështu mediat spanjolle kanë raportuar se numri një i madrilenëve ka autorizuar ndihmësit e tij të sjellin në kryeqytetin spanjoll lojtarë si Hazard dhe Harry Kane, për të përforcuar edhe më shumë repartin e sulmit.

Asistin e parë Reali e mori nga sulmuesi anësor i Chelseat, Eden Hazard, i cili pas ndeshjes së djeshme ne Anglinë dha sinjale lamtumire nga Chelsea.

“Mendoj se ka ardhur koha të ndërroj ambient dhe të zbuloj diçka ndryshe, pas 6 vitesh të mrekullueshme te Chelsea. Gjithsesi vendimi final u përket drejtuesve të skuadrës dhe nëse vendosin të më shesin e dinë destinacionin tim të preferuar”, deklaroi Hazard.

Futbollisti belg e ka bërë të ditur edhe verën e kaluar, se në rast largimi nga blutë e Londrës, do të donte t’i bashkohej Realit të Madridit.

Sa i përket transferimit në Madrid të Harry Kane, “Los Blancos” kanë gati një ofertë prej 110 milionë eurosh, plus kartonin e Gareth Bale, për të bindur drejtuesit e Tottenhamit.

Related posts

JUVENTUS-NAPOLI DREJ VENDIMIT 3-O/ Agnelli thyen heshtjen: Më vjen keq, por…

Delo.autor

Guardiola zbulon trajnerin e ri të Arsenalit, është një spanjoll pa eksperiencë

Sadik.Autor

I DASHURUAR ME BLERJEN E FUNDIT TË JUVENTUS/ Cassano: Për të kthehem në stadium

Delo.autor

Leave a Comment