Futboll Sport

Kane: Nuk ishte ky fundi që kisha ëndërruar për Botërorin

Harry Kane mund të jetë kandidati kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” në Botërorin “Rusi 2018”, por sulmuesi i kombëtares britanike nuk është aspak i kënaqur me vendin e katërt që “3 luanët” arritën në këtë Botëror. Asnjë gol në ndeshjet vendimtare është një peng për sulmuesin e Tottenham në Premier League, që synonte finalen e Kupës së Botës. “Nuk është ky fundi që kisha menduar për Botërorin. megjithatë, kjo ishte njkë përvojë pozitive, ku mësova plot gjëra të reja”, shprehet sulmuesi i kombëtares britanike Kane.

Sulmuesi, me 6 gola të realizuara në këtë Botëror, është thuajse i paarritshëm nga rivalët, ndërkohë që para se të lërë Rusinë për t’u rikthyer në vendlindje, ai falënderon fansat. “Keni udhëtuar për të na qenë pranë dhe ju falënderoj për mbështetjen, na keni bërë krenarë. E gjithë skuadra dha më të mirën në fushë, ky është një grup i ri dhe ka shumë mundësi për të qenë në nivele edhe më të larta në të ardhmen”, deklaroi sulmuesi Harry Kane, kapiteni i kombëtares angleze në futboll.

Related posts

KA BËRË NJË GJEST ADMIRIMI/ Nga Shqipëria në Zvicër për një FOTO me…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ DYNAMO KYIVIT/ Sarri vlerëson talentin: Mund të bëhet një nga më të mirët në…

Delo.autor

“Tradhëtia” e Deco, Rijkaard: Barcelona nuk është një klub i madh!

Sadik.Autor

Leave a Comment