Futboll Premier League Sport

MOURINHO E DO PATJETËR/ Manchester United ofron Darmian + pará për Perisic

Tuttosport raporton se Manchester United e ka ringjallur interesin për Ivan Perisic e Inter dhe është gati të ofrojë Darmian dhe një shumë parash për të. Djajtë e Kuq janë përfolur edhe gjatë verës së kaluar për një transferim të kroatit, por asgjë nuk u materializua.

Gjithsesi, e përditshmja italiane pretendon se Jose Mourinho është gati të nisë një tjetër sulm për 29-vjeçarin, i cili ka impresionuar në Kupën e Botës.

Djajtë gjithashtu janë gati të përfshijnë edhe Darmian në trantativë. Zikaltrit dihet që janë në kërkim të një mbrojtësi krahu dhe Darmian do të ishte një lojtar i përshtatshëm për ta.

Nëse Perisic largohet gna San Siro, Tuttosport pretendon se Inter mund të marrë Federico Cheisa-n e Fiorentina-s ose Suson nga rivalët e Milan.

Related posts

Ekipi e “tradhtoi”, shikoni reagimin e çmendur të Berishës pas golit të katërt (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE| Teuta-Skënderbeu, Barazim dramatik në “Niko Dovana”. Durrsaku Gripshi ndëshkon vendasit

Delo.autor

BRAZIL-BOLIVI/ Sfida e hapjes së Copa America, ja surprizat

Delo.autor

Leave a Comment