Futboll Sport

E BUJSHME/ Një italian mahnit Kamzën, gati firma me ish-mbrojtësin e Milanit

Kamza bën gati firmën për një italian. Nën urdhrat e Bledar Devollit është vendosur Klaudio Bonani. Ai luan si mbrojtës i majtë, por fare mirë mund të përshtatet edhe në mesfushë në kushte emergjence. Lojtari në fjalë është i lindur në Xhenova, por është produkt i akademisë së gjigantëve të Milanit. Është aktivizuar për 19-vjeçarët e “Djajve të kuq” deri në 2016-ën, ndërsa për një gjysmësezoni u huazua te moshat e Pavias.

Milani e huazoi sërish, por këtë herë te Vareze në 2017-ën, ndërsa sezonin i fundit u transferua si lojtar i lirë në Seria D-A, tek US Folgore Karatese. Tashmë duket se e ardhmja e tij do të jetë në Shqipëri, pasi Kamza është mahnitur prej cilësive të mbrojtësit. Ata nuk do të ngurrojë që t’i ofrojë marrëveshje për sezonin e ri 21-vjeçarit. Sakaq, gjatë kësaj jave priten zhvillime edhe për Bruno Arrabal. Mesfushori shkatërrues është nën kontratë me klubin, megjithatë nuk ka ardhur ende në Shqipëri.

Nga sa mësohet, ai ishte me pushime, megjithatë këto ditë do të rikthehet në “bazë”. Kamzalinjtë po shkojnë drejt kompletimit, pasi dje doli në stërvitje edhe Igor Çukoviç. Pasi nënshkroi të premten mbrëma kontratën, malazezi u vendos nën urdhrat e stafit teknik dje.

Tashmë edhe faza seleksionuese po shkon drejt fundit, pasi një pjesë e mirë e tyre që ishin në provë janë larguar. Trajneri ka përzgjedhur vetëm disa, të cilët ka vendosur që t’i vëzhgojë edhe për pak kohë, para se të marrë vendimin final.

Related posts

GJESTI I ULËT NDAJ KUNDËRSHTARIT/ Costa pritet të pezullohet nga 3 deri në 5 ndeshje

Isa.Autor

Nuk u grumbulluan nga kombëtaret, futbollistët po shijojnë pushimet

Sadik.Autor

JANË NË KAOS/ Mourinho kërcënon “Djajtë”: Qëndroni në shtëpi nëse keni…

Isa.Autor

Leave a Comment