Futboll

Jashanica si Nasri, Skënderbeu mendon Qipron si zgjidhje

Te Skënderbeu ndi hen të qetë për sa i përket garës për titull, pasi janë të shkëputur 14 pikë nga vendi i dytë dhe sipas gjasave, nuk priten surpriza. Por, në kohën kur në Korçë duhet të ishin duke shijuar diferencën dhe mbylljen e kampionatit shumë javë para fundit si pasojë e dominimit, një gjë e tillë, për fat të keq, nuk ndodh.

 

Për të prishur harmoninë e klubit duket se ka menduar veç dosjes së UEFA-s, edhe testet anti-doping që kanë rezultuar pozitive për Bajram Jashanicën. Bardhekuqtë po mendojnë një sistemim të mundshëm të mbrojtësit. Tashmë në pritje të kontrollit të dytë duket se gjithçka ka ngrirë në ambientin e Skënderbeut.

Normalisht, klubi është i shqetësuar për fatin e lojtarit që rrezikon një dënim nga 1 vit deri në dy vjet për shkak të rezultimit pozitiv ndaj prednisolutit, që shërben për trajtimin e alergjive. Pavarësisht se është diçka që ka të bëjë drejtpërdrejt me lojtarin dhe stafin mjekësor, klubi i Skënderbeut ka vendosur të mos i braktisë palët dhe të çojë deri në fund përpjekjet që kosovari të përfitojë një dënim sa më të ulët të jetë e mundur nga ajo që rrezikon.

Shembulli që Skënderbeu po ndjek është dukshëm i ngjashëm me atë të mesfushorit francez Samir Nasri. Kjo edhe për shkak të rastit të ngjashëm të përdorimit të këtyre medikamenteve të ndaluar nga UEFA. Edhe francezi në fjalë, ashtu si Jashanica, përdori një medikament para një ndeshjeje për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe për fat të keq rezultoi pozitiv, por u dënua vetëm me 6 muaj pezullim.

Kujtojmë që Nasri bëri trans fuzion total të gjakut dhe ia doli që ta ulte dënimin në 6 muaj. Megjithatë, bardhekuqtë tashmë janë të vendosur që të faktojnë se Jashanica vërtet ishte me një alergji akute dhe përdorimi i këtij medikamenti ishte i domosdoshëm.

Për këtë duket se do të hyjë në punë edhe regjistri i vizitave në urgjencën e Spitalit të Elbasanit, që do të vërtetonte menjëherë domosdoshmërinë e trajtimit me ilaçin në fjalë.

ZGJIDHJA

Në momentin kur përpjekjet do të bëhen maksimale për të zvogëluar dënimin e lojtarit sa më shumë që të jetë e mundur, me qëllim që të mos ndikojë shumë në karrierën e tij, Skënderbeu duket se do të gjejë një ekip ku mund të vazhdojë të luajë për sa kohë do të jetë i dënuar nga UEFA.

Duke qenë se organizata më e lartë e futbollit europian të ndalon të luash në të gjitha kampionatet e licencuara prej saj, në kohën kur ke marrë një dënim nga UEFA, sistemimi i vetëm mbetet Qiproja turke. Ndoshta bardhekuqtë do të kërkojnë që lojtari të luajë për gjashtë muaj në këtë kampionat në formë huazimi, me qëllim që të mos humbasë nga forma e vet.

Një variant i ngjashëm është përdorur edhe nga Peter Olainka, i cili në kohën kur ishte i dënuar për shkak të thyerjes së kontratave me klubet respektive, vijoi pjesën e dënimit pikërisht në këtë kampionat të Qipros turke, i cili vepron i palicencuar nga UEFA./Panorama-LLAZI SARO

Related posts

EFEKTI I PANDEMISË/ Bajerni i Mynihut rrezikon të humbasë 7 lojtarë me parametër zero

F.autor

ÇMENDURIA NGA IRANI/ Kishte shkuar në stadium, tifozja djeg veten sepse u dënua me…

Delo.autor

MERKATOJA E ANGLISË DREJT FUNDIT/ Juventus pranon 70 milion euro për Dybala nga klubi i Premier…

Delo.autor

Leave a Comment