Futboll Sport

Ivan Persiç: Jemi pranë ëndrrës, askush nuk besonte tek forca jonë…

Ivan Perisiç e konsideron një ëndërr finalen që Kroacia do të luajë ditën e sotme. Mesfushori zikaltër flet për “FIFA”-n dhe tregon emocionet e skuadrës dhe të qytetarëve kroatë.

“Sigurisht që është si një ëndërr. Jemi të lumtur që po e jetojmë. Askush nuk besonte se mund të shkonim kaq larg, por ne në skuadër e dinim forcën që kishim. Shpirti i skuadrës është sekreti ynë. Kemi pasur gjithmonë momente disavantazhi, por ia kemi dalë që të marrim rezultate pozitive.

Kjo nuk është e lehtë, por tregon karakterin e ekipit. Franca? Na ka ndalur në vitin 1998 dhe ky është një motiv më shumë për të zbritur në fushë për të fituar”, ka thënë Ivan Perisiç para finales.

Related posts

POLONI-ITALI/ “Axurrët” kërkojnë fitoren me çdo kusht (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Lazio gjen tek Barcelona zëvendësuesin e Milinkovic-Savic

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ KAMERUNIT/ Shfryn Dani Alvesh: Për Brazilin bëj edhe… muzikantin!

F.autor

Leave a Comment