Futboll Sport

LIVE/ FRANCË-KROACI/ Titanët duan Kupën e Botës në “Rusi 2018” (VIDEO)

Pritja mbaroi. Një muaj gëzimi, dëshpërimi, tensioni dhe euforie. Gola, magji dhe gabime të mëdha: gjithçka për të arritur tek dita e sotshme. Në orën 17:00 në stadiumin Luzhniki të Moskës, Franca dhe Kroacia luajnë për trofeun më të rëndësishëm. Më shumë se një miliard njerëz nga çdo vend i globit do të marrin pjesë në një ngjarje që mbetet unike dhe e pakrahasueshme. Do të jetë një finale tërësisht evropiane, midis dy kombëtareve aq të ndryshme por edhe të ngjashme. Kroacia është e paparashikueshme dhe tinëzare, nga ana tjetër grupi i Deschamps është i rregullt dhe i shkëlqyeshëm.

“Gjelat” u ngjitën në majën e podiumit në vitin 1998, por u mundën në vitin 2006 nga Italia. Kurse Kroacia në 1998 kur “Les Blues” festonin titullin, arriti në vendin e tretë. Rekord që tashmë e ka thyer këtë herë. Kjo do të jetë përballja e gjashtë mes këtyre dy kombëtareve, me Francën që është në avantazh, pasi nuk e njeh humbjen, e ka 3 fitore dhe 2 barazime. Precedenti më i fundit që nuk mund të harrohet është ai i gjysmëfinales së Botërorit “France ’98”, kur kroatët kaluan në avantazh me golin e Davor Suker-it, por Lilian Thuram përmbysi ballkanasit dhe i dha fitoren Francës.

Arbitri kryesor i takimit është argjentinasi Nestor Pitanas, kurse asistentët e tij në finale, janë Hernan Maidana dhe Juan Lattes, gjithashtu nga Argjentina.

Related posts

Nuk gjeti hapësira/ Futbollisti SHQIPTAR i dërgon mesazh trajnerit të njohur

Isa.Autor

HABIT Pep Guardiola: Ja pse kam akoma një shtëpi në Munich, nuk e harroj…

Isa.Autor

Arsenali ia ofroi Realit Sanchezin, por Zidane e refuzoi

Q.Autor

Leave a Comment