Futboll Sport

Vendimet e arbitrit argjentinas, shpërthejnë legjendat: Ai idiot nuk ka luajtur kurrë futboll…

Legjendat angleze e kanë cilësuar si “idiot”, gjyqtarin e ndeshjes finale mes Francës dhe Kroacisë, Nestor Pitana, për performancën e tij gjatë pjesës së parë, ku ishte edhe shumë i kontestuar me vendimet e tij.

Roi Kin, një legjendë e futbollit anglez, thekson: “Futbolli është loja më e buur në planet, por vendime të tilla, si ajo për penalltinë, padyshim që ma shpifin. Kroatët nuk e meritonin atë vendim të çuditshëm, dhe të turpshëm. Arbitri me siguri nuk ka luajtur kurrë futboll në jetën e tij, jua garantoj. Kemi të bëjmë me një idiot.”

Ndërkohë, opinionisti i BBC, Alan Shirer, shtoi: “Ajo prekje me dorë nuk ka mundësi të jetë e vullnetshme. Arbitri ka bërë një gabim të madh në finalen e Kupës së botës.” Diçka të tillë e kanë konfirmuar edhe legjenda si Rio Ferdinand apo Jurgen Klinsman.

Related posts

“EURO 2020″/ As Sterling dhe as Harry Kane, UEFA surprizon me lojtarin e ndeshjes. Trofeun e fiton…

Delo.autor

ALARM TE BRAZILI/ Neymar dëmtohet sërish, ja koha e rikuperimit të sulmuesit

F.autor

SKANDAL/ Futbollisti i njohur Anglez rrihet barbarisht pasi ngacmoi një vajzë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment