Basketball Sport

NBA/ Anthony Davis magjik për Lakers, triumfojnë edhe Houston e Boston

Lakers vazhdojnë të dominojnë renditjen në Konferencën e Perëndimit. Skuadra nga Los Anxhelosi mundi 123-113 New Orleans, takim i dominuar nga kalifornianët. Ndeshje magjike e Anthony Davis, që realizoi 46 pikë e 13 rebound, mbështetur nga Green me 25 pikë dhe James me 17 pikë e 15 asist. Fiton edhe Houston, që mundi 118-108 Philadelphia, sfidë ku miqtë e nisën mirë ndeshjen (Simmons me 29 pikë, 13 rebound e 11 asist). Në pjesën e dytë vjen përmbysja e Houston, ku u dalluan Harden me 44 pikë, 11 rebound e 11 asist, mbështetur edhe nga Capela me 30 pikë e 14 rebound.

Skuadra e Boston triumfoi në sekondat e fundit 109-106 ndaj Atlanta, takim ku skuadra e Celtics rrezikoi shumë në fund. Të pestë titullarët e Boston realizuan mbi 10 pikë (Brown 24 pikë e 10 rebound), duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Young. Orlando, falë 25 pikëve të Terrence Ross, mundi 105-85 Miami, ndërsa Portland triumfoi 122-103 në fushën e Washington (Lillard 35 pikë). Skuadra e Phoenix mposhti 120-112 New York, ndeshje ku u dallua Booker me 38 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Boston – Atlanta, 109-106

Orlando – Miami, 105-85

Washington – Portland, 103-122

Houston – Philadelphia, 118-108

Phoenix – New York, 120-112

Lakers – New Orleans, 123-113

Related posts

TIRANA-KASTRIOTI PA FITUES/ Por ja ekipi që festoi për barazimin

Delo.autor

JO VETËM NË PORTË/ Strakosha dhuron spektakël në stërvitje, shikoni super golin me të djathtën e frikshme (VIDEO)

F.autor

DERBI I LONDRËS/ Tottenham i Mourinhos mposht “Topçinjtë” dhe fluturon në krye të Premier League

Delo.autor

Leave a Comment