Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Ja pse Franca fitoi Botërorin/ Zbulohet hajmalia origjinale e kampionëve të Botës

20 vjet më parë kur Franca fitonte Kupën e Botës për herë të parë në historinë e saj, para çdo ndeshje Laurent Blanc puthte kokën pa flokë të portierit Fabian Barthez. 20 vjet më pas, Franca shpallet sërish kampione e botës dhe këtë herë bestytnia është tjetër. Francezët e kanë çuar këtë vit në një nivel krejt tjetër supersticionin dhe gjithçka falë Kylian Mbappe.

Këtë herë hajmalia është Adil Rami, sërish një mbrojtës, por në ndryshim nga Blanc që ishte titullar i padiskutueshëm, ai nuk ka luajtur fare në fushë, por vetëm në dhomat e zhveshjes.

I dashuri i Pamela Anderson ka qenë protagonist falë mustaqeve të tij stil i vjetër, të kuruara në detaj si një aristokrat i vërtetë. Para ndeshjes me Argjentinën, Mbappe i është afruar dhe i ka përdredhur mustaqet e mbrojtësit. Një veprim ky që francezët e kanë lidhur me fitoren 4-3 ndaj Messit me shokë dhe e kanë përsëritur para gjithë ndeshjeve të tjera, përfshi edhe finalen.

Rituali duket se ka funksionuar dhe për sa kohë që Rami do të jetë në skuadër, është e sigurt që Griezmann, Mbappe dhe të tjerët do të shkojnë në radhë për t’u marrë me mustaqet e tij. Ndoshta i mbushin mendjen trajnerit Deschamps që Rami duhet edhe për Europian…

Related posts

XHAKA DREJT KALIMIT NË GJERMANI? Trajneri Arteta befason: Nuk ishte grumbulluar sepse…

Delo.autor

BARCELONA-ALAVES/ Sergi synon ta nisë me këmbë të mbarë këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PSG-MANCHESTER UNITED/ Parisienët do të tentojnë biletën e kualifikimit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment