Futboll Premier League Sport

ARRIHET AKORDI/ Portieri më i mirë i Botërorit drejt Reali për 40 milionë euro

Ende pa përfunduar Botërori “Rusi 2018”, nisën që të ndodhin transferimet e bujshme të futbollistëve. I pari ishte ai i Kristiano Ronaldos që la Madridin për t’iu bashkuar Juventusit.

Mirëpo, me sa duket, ai është vetëm i pari që ka hapur serinë. Mediat kanë bërë me dije dje se bëhet fjalë për një akord paraprak për transferimin e Kurtuasë drejt Realit të Madridit.

Portieri i Çelsit mësohet të ketë një marrëveshje verbale me drejtuesit madrilenë për një kontratë pesëvjeçare me 11 milionë euro në sezon.

Sa i përket shifrës së transferimit, mësohet se “Blutë e Londrës” do të përfitojnë rreth 40 milionë euro për kartonin e portierit belg. Tibaut Kurtua duket se do të jetë lëvizja e parë e Perezit për të riformatuar skuadrën madrilene

Related posts

“NEYMAR SI RONALDO, E KRITIKOJNË PËR…”/ Futbollisti brazilian Dani Alves komenton mënyrat e lojës

Delo.autor

“SHPËRTHEN” KUNDËR YLLIT TË JUVENTUS/ Cassano: Për mua nuk është një kampion. E bën në brekë kur…

Delo.autor

Skuadra siguron kalimin në Serie B, vjen reagim i papritur i Del Pieros

Sadik.Autor

Leave a Comment