Futboll La Liga Sport

“PËRBINDËSHI I TROFEVE”/ Askush si Raphael Varane; Ja sa tituj ka fituar francezi

Katër Champions, tre Botërorë për Klubet, tri Superkupa Europiane, dy La Liga, një Kupë Mbreti, dy Superkupa Spanjolle dhe një Kupë Bote. 16 tituj, që formojnë rekordin e një lojtari, i cili është vetëm 25 vjeç. Ky është “plamaresi” i Raphael Varane, një mbrojtës, i cili ka hyrë në historinë e Real Madridit dhe, që nga 16 korriku 2018, edhe të Francës.

Me “pushtimin” e Rusisë, pas fitores në finale ndaj Kroacisë, francezi vetëm e ka rritur “legjendën” e tij. Një legjendë, që filloi ta shkruante në sezonin 2011-2012, kur ngriti trofeun e tij të parë: La Liga me 100 pikë. Më pas, ai ka fituar rregullisht trofe në konkurrencën e brendshme spanjolle, por edhe më gjerë.

233 ndeshje ka tashmë me fanellën e bardhë dhe 49 ndeshje me kombëtaren e Francës, më të cilën debutoi më 22 mars 2013. Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Sepse tani, Varane është një pjesë e padiskutueshme në të dyja ekipet: Real Madridi dhe Franca. Një garanci e madhe në qendër të mbrojtjes. Ai ka luajtur 10 lojëra unike gjatë gjithë karrierës së tij dhe i ka fituar të 10-ta.

Çuditërisht, vetëm finalja e Kupës së Mbretit, që Atletico Madrid e fitoi kundër Real Madridit (2012-2013) është e humbur për të. Më 17 maj 2013, francezi u plagos për një javë, ndaj u detyrua të tërhiqej nga sfida me Espanyol, për një problem në gjurin e djathtë. Përveç kësaj, me “Les Bleus”, ai gjithashtu nuk luajti në finalen e Kampionatit Europian 2016, për shkak të një plage në biceps-in femor të këmbës së tij të majtë. Portugalia fitoi 1-0 ndaj francezëve, në Paris.

Related posts

Hamilton i kënaqur nga “pole”: Kjo është makina për të cilën kam nevojë

Sadik.Autor

LEGJENDA BRAZILIANE/ RIVALDO ka një përgjigje për KRITIKËT e Barcelonës

Isa.Autor

DORTMUND MERR LAJMIN E KEQ/ Pësoi tërheqje muskulore, ja sa pritet të mungojë Haaland…

Delo.autor

Leave a Comment