Futboll Seria A Sport

SKANDALOZE/ Hetohet për DHUNË SEKSUALE, arbitri Italian filmonte koleget në dush duke u…

Filmonte koleget në dush! Për këtë çështje të denjë për komeditë e lehta të viteve ’80, është akuzuar një ish-arbitër, që xhironte vajzat teksa ishin në dhomat e zhveshjes dhe dushet në Castellammare, pas stërvitjeve dhe ndeshjeve. Ish-arbitri, edhe ai vetë pikërisht nga Castellammare, tashmë është nën hetim pas denoncimit të paraqitur nga pesë femra dhe rrezikon akuzën për dhunë seksuale. Ishte njëra nga vajzat ajo që kuptoi filmimet vjedhurazi, duke identifikuar përpjekjen e ish-arbitrit, nga celulari i ndezur në rubrikën e regjistrimit. Policia ka nisur tashmë hetimet.

Por nuk përfundon këtu, sepse gjatë hetimeve janë zbuluar edhe dëshmi nga viktima të tjera të ngacmimeve seksuale gjatë ndeshjeve ose transfertave në të cilat ish-arbitrit i besohej detyra për të shoqëruar koleget. Procesi sportiv ndaj të akuzuarit u finalizua me revokimin e licencës së arbitrimit, por vijon hetimi penal. Tani po hetohet për tu siguruar nëse videot e regjistruara janë dërguar ose jo në rrjet, pasi është sekuestruar telefoni i ish-arbitrit.

Related posts

Ulreich tregon momentin e gafës së madhe dhe se çfarë i thanë shokët

Sadik.Autor

Bie ‘fortesa’ e Romës, autogoli i De Rossi-t kalon Barcelonën në avantazh (Video)

Sadik.Autor

E ARDHMJA E KAMPIONATIT VIHET NË RREZIK TË MADH/ 16 lojtarë të një skuadre rezultojnë pozitivë me Koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment