Futboll Premier League Sport

Chelsea i shet në “paketë”, kërkon… milionë euro për Courtois dhe Hazard

Emrat e Hazard dhe Courtois përfliten shumë për të shkuar te Real Madridi, pas Cristiano Ronaldo u largua kësaj vere drejt Juventusit. Por, nëse Florentino Perez i dëshiron ato, klubi i tij duhet të paguajë 255 milionë euro. Kjo është ajo që thotë e përditshmja belge “Het Laatste Nieuws”, e cila shpjegon se Chelsea kërkon 225 euro për Hazard dhe 30 deri 35 milionë euro për Courtois.

Nga të dy, më afër “Stantiago Bernabeu” duket portieri Courtois, të cilit i përfundon kontrata me blutë e Londrës në qershor 2019. Ai hodhi poshtë ofertën e rinovimit të Chelsea dhe ka shprehur gjithmonë dëshirën për t’u kthyer në Spanjë, për t’u afruar me fëmijët e tij, të cilët jetojnë në Madrid.

Situata e Hazard është e ndryshme. Ai është yll i madh i Chelsea dhe kontrata e tij përfundon në qershor 2020, kështu që klubi anglez nuk është i detyruar ta shesë. Kjo, pavarësisht se ndërkombëtari belg ka treguar dëshirën e tij për të luajtur te Real Madridi.

Related posts

PAS 7 MINUTASH LOJË/ Sulmuesi Rashford zhbllokon sfidën ndaj Tottenham (VIDEO)

Delo.autor

Grezda: Mungoi bashkëpunimi me të rinjtë, vetëm dëshira nuk mjafton

Sadik.Autor

TREMBET REALI/ PSG-ja çon Mbapenë në Angli. Ja prapaskenat me yllin francez

Delo.autor

Leave a Comment