Futboll Premier League Sport

Bayern, Barcelona dhe Borusia Dortmund futen në “sherr” për një talent holandez

Nëse dikush merr për bazë ndeshjen e parë ndërkombëtare të Matthijs de Ligt si referencë, është e vështirë se mund të kuptojë se si lojtari konsiderohet si një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës. Në marsin e vitit 2017, kur ai ishte 17 vjeç, u bë pjesë e formacionit të Holandës në ndeshjen për kualifikueset për Kupën e Botës. Pas rezultatit 0-2 kundër Bullgarisë, mbrojtësi i qendrës u akuzua për të dy golat, u zëvendësua në fund të pjesës së parë dhe u bë një personazh në rrjetet sociale.

Por, mbrojtësi i Holandës vendosi rekord me fanellën portokalli, sepse është futbollisti më i ri që prej vitit 1931 që zbret në fushë me kombëtaren A. Tani ai ka rifituar sërish një fanellë nga Holanda. Ndërkohë që është aktivizuar edhe në 4 takime të tjera.

Veçanërisht në ndeshjen e fundit kundër Portugalisë në Mars, ai tregoi se ka klas dhe mund të ndalë lojtarë të klasit botëror si Ronaldo. Ndërkohë që asistoi edhe në dy gola duke kontribuar në fitoren 3-0 të “Tulipanëve”. Është i gjatë 1.88 metër dhe është kapiteni më i ri në moshë në historinë e Ajax Amsterdam, shënuesi i dytë më i ri në Europa League.

“Ky djalosh është duke bërë hapa gjigant dhe ka një të ardhme të mrekullueshme, është shumë i pjekur për moshën që ka dhe për atë që ka shfaqur në stërvitje dhe kjo është arsyeja pse ai ndodhet në ekipin e parë”, tha ish-trajneri i tij Peter Bosz.

Për të dhënat që ka, ai shihet qartë se nuk është një lojtar për në Holandë. Me menaxher të mirënjohurin Mino Raiola, emri i tij ka nisur që të qarkullojë në skuadra me potencial në Europë. Nga Bundesliga interesohen Bayern Mynih dhe Borussia Dortmund. Ndërkohë që kampionët e Spanjës, Barcelona, kanë shfaqur afeksionin e tyre për shtatlartin. Afër tij janë bavarezët, të cilët me anë të Uli Hënes dhe Karl Heinz Rummenige janë interesuar për ta bërë të vetin. Por, ka një problem të vogël, vlerësohet 50 milion euro.

Related posts

Everton dhe Inter shfaqin interes për mesfushorin e Nantes

Sadik.Autor

AKSIDENT I FRIKSHËM/ Futbollisti i njohur argjentinas VRET dy persona, dyshohet se… (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Premier League jep lajmin e madh, rikthehen tifozët në stadiume. Ja kapaciteti i lejuar…

Delo.autor

Leave a Comment