Futboll Sport

Lojtari argjentinas tregon se ka patur sherr me Messin në dhomat e zhveshjes

Nicolas Burdisso ka zbuluar se ka patur një konfrontim fizik në dhomën e zhveshjes me Lionel Messin teksa luante për Argjentinën.

37-vjeçari ka kaluar shumicën e karrierës së tij në Serie A tek Inter, Roma, Genoa dhe Torino, por aktualisht është një lojtar i lirë.
Dhe që pas vitit 2011 ai nuk është grumbulluar më te Kombëtarja argjentinase.

“Patëm një konfrontim fizik në dhomën e zhveshjes,” shprehet Burdisso për “Telefe” në Argjentinë.

“Nuk besoj se kam qenë i vetmi që i kam bërtitur, por këto gjëra ndodhin në dhomën e zhveshjes. Por e pranoj se atë moment e kemi tepruar.

Kishim filluar debatin që në fushë, teksa ai donte topin dhe unë nuk arrita t’ia jap. Ai u acarua, po ashtu edhe unë. U futëm në dhomën e zhveshjes kur e pashë se po afrohej, unë e prita. Ata duhet të na ndanin. Janë gjëra që ndodhin, të dy kemi personalitet të fortë”, pranon Burdisso.

Related posts

SYNOJNË SUPERLIGËN/ Kriza financiare, lojtarët nuk dalin në stërvitje se duan LEKËT

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Trajneri i Tiranës: I jam lutur Zotit për COVID-19, largimi është…

Delo.autor

“MACJA E ZEZË”/ Kukësit i kthehet makthi i Laçit, mundet dhe i “dorëzon” titullin Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment