Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA/ “Ose unë, ose ai”, Ronaldo dhe Kielini vunë “veton” për shkarkimin e Sarrit

Mauricio Sarri e pranoi në heshtje shkarkimin, ndonëse nata pas eliminimit nga Lioni kaloi pa gjumë për 61-vjeçarin. Ndoshta, brenda vetes, duke dëgjuar edhe fjalët e presidentit Andrea Anjeli pas ndeshjes, do ta kenë turbulluar shumë ish-trajnerin. “Gazzeta dello Sport” garanton se presioni ndaj Sarrit ishte shumë i madh, dhe qoftë edhe rikthimi në dhomat e zhveshjes përpara skuadrës nuk ka qenë ai që priste.

Kundër Sarrit kanë dalë menjëherë dy prej senatorëve më të rëndësishëm të Juventusit, Kristiano Ronaldo, por edhe kapiteni Xhorxho Kielini. Portugezi raportohet se ishte bërë gati i pari për t’u larguar nga dhomat e zhveshjes dhe në dalje të tyre ka pasur pak sekonda ballafaqim me zëvendëspresidentin Pavel Nedved, të cilit ia ka thënë troç: “Tani, ose Sarrin ose mua në skuadër”, nënvizonte Ronaldo, nisur edhe nga ideja se me ish-teknikun, vërtet golat e tij ishin dyfish më shumë kundrejt vitit të parë me Alegrin, por mbi idetë taktike përplasjet mes të dyve ishin bërë të shumta dhe eliminimi nga Lioni ndezi përfundimisht zjarrin mes palëve. Por akoma më shumë se kaq, bëri shumë zhurmë heshtja e kapitenit Kielini, i cili nuk bëri asnjë status pas eliminimit, madje nuk pranoi as të fliste për gazetarët, që provuan ta pyesnin për Sarrin. Ndoshta, edhe këtu diçka do të jetë krisur, ndoshta sepse edhe Kielini e ka ndierë se për të ardhmen ia vlen më shumë që të mbash Ronaldon sesa Sarrin, duke parë edhe faktin që pas fundit të ndeshjes, kapiteni shkoi menjëherë që të përqafonte CR7- ën, për ta qetësuar atë.
ANJELI SARRI
TAKIMI ME ANJELIN – Pasi Sarri i dëgjoi fjalët e bosit të tij dhe e kaloi natën pa gjumë, mëngjesi i post-eliminimit nisi me takimin në seli mes 61-vjeçarit dhe Andrea Anjelit: “Mauricio, më mirë të ndahemi, përpara se të jetë shumë vonë. Fatkeqësisht shkëndija nuk u ndez mes teje dhe skuadrës. Prandaj, përshëndetemi”, kanë qenë fjalët e miliarderit torinez, i cili gjithsesi ka pranuar se do t’i paguajë çdo qindarkë që i mbetej nga kontrata trajnerit.

Related posts

NË NJË SKUADËR, POR JO SHOKË/ Owen zbulon arsyen pse ai dhe Beckham u bënë kurrë miq

Delo.autor

SHQIPËRINË E NDAL ANDORRA/ “Kuqezinjtë” nuk shënonin në transfertë prej 9 vitesh

Delo.autor

KËRKOHET NGA DISA KLUBE TË MËDHA/ Aubameyang zbulon të ardhmen me një… “shkelje syri”

Delo.autor

Leave a Comment