Futboll Sport

Armand Duka: Vështirë se vjen dita që unë të largohem nga FSHF, vetëm po i hyra politikës

Armand Duka ka dhënë një intervistë për Ori Nebiaj në emisionin “Pushime on Top” në Top Channel, duke u përpjekur të tregojë “anën pozitive” të tij.

Duke folur për familjen, ai tha se djali dhe vajza tashmë e shmangin, pasi duan të rrinë me shoqërinë e tyre.

Duka tha se për këtë arsye, tashmë merret me rrjetet sociale, kryesisht Instagram, ku poston foto.

“Kam hapur “Instagram” dhe e menaxhoj vetë. Jam munduar të mos hedhë foto personale me familjen apo jetën private, pasi nuk kam sukses me postime të jetës private”, thotë ai.

Lidhur me Kombëtaren e futbollit, Duka thotë se është në një pikë kritike.

I pyetur nëse do të largohet ndonjëherë nga FSHF, pasi u bë vite që është ngulur aty dhe nuk shkulet, Duka tha se nuk ka ardhur ajo ditë.

Vetëm nëse i futet politikës, pasi sipas tij, “kurrë mos thuaj kurrë”.

Related posts

Magjia e Ronaldos, kërceu me roveshatë 2.38 metra

Sadik.Autor

“MENDOJ PËR “EURO 2020″/ Sulmuesi Hauge i bën presion Milanit: Nuk dua të qëndroj vetëm për stërvitjet

Delo.autor

VAZHDON ÇËSHTJA “ICARDI”/ Marotta: Këtë javë i bëjmë një ofertë, më pas…

Delo.autor

Leave a Comment