Futboll Sport

Luka Modric “lamtumirë” Real, ja kampionati ku dëshiron të luajë

Duket se revolucioni te skuadra “merengues” do të vazhdojë gjatë gjithë verës, pasi një tjetër “galaktik” rrezikon të largohet nga Real Madrid pas Cristiano Ronaldo dhe ai është kroati Luka Modric, që kërkon të nisë një aventurë të re. Mesfushori 32-vjeçar, protagonist me Kroacinë në Kupën e Botës “Rusi 2018” ka bërë me dije 24 orë pas përfundimit të Botërorit se ka disa oferta nga Premier League, ndaj dhe mund të ndryshojë destinacion.

Chelsea dhe Liverpool janë vënë në garë për të marrë “Lojtarin më të mirë” të Botërorit rus, me “blutë” që janë në “pole”, duke qenë se mund të largohet Eden Hazard. Madje Modric mund të jetë pjesë e transferimit të belgut në Madrid, me kroatin që do të udhëtonte në kahun tjetër, drejt Londrës. Lajmi konfirmohet nga e përditshmja spanjolle “Diario Gol”, që shton se Real është gati të bisedojë me Chelsea për këtë shkëmbim.

Chelsea ka deklaruar se kush do që kërkon të marrë Hazard duhet të paguajë 226 milionë euro, ndaj Real mund të përdorë “kartën Modric” për të arritur te belgu. Edhe Liverpool është në garë për kroatin, me Klopp që ëndërron të krijojë një treshe sulmuese të frikshme me Salah e Firmino. Nuk mbetet më pas edhe skuadra e Tottenham, që me Modric do t’i shtonte edhe më shumë fantazi mesfushës, ku janë të tjerë yje si Dele Alli e Erikson pas një përbindëshi si Harry Kane.

Related posts

REAL MADRID-CADIZ/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Vinicius-Benzema-Hazard (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Federico Pastorello: Candreva do të rinovoj me Interin

Sadik.Autor

Drejtori i Romës zhgënjen tifozët: Transferimet nuk janë prioriteti ynë në janar

Q.Autor

Leave a Comment