Futboll Sport

Pritje mbretërish, Maradona merr presidencën e klubit europian

Diego Armando Maradona është presidenti i ri i skuadrës së Dinamo Brest, që aderon në divizionin e parë të kampionatit bjellorus, fituese e dy kupave kombëtare dhe një superkupe. Pasi lajmi ishte zyrtarizuar që në mesin e muajit maj, sot, legjenda argjentinase ka mbërritur në selinë e klubit, për të nisur zyrtarisht aventurën e tij të re. Për shkak të miqësisë mes Maradonës dhe Putin, marrëveshja mes palëve ishte arritur në mënyrë shumë të shpejtë.

Sikurse kishte premtuar, Maradona e ka nisur aventurën e tij menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës në Rusi. Ish-yllit të Napolit dhe Argjentinës i është rezervuar një pritje mbretërore sot në Bjellorusi. “Oferta bjelloruse ishte vëretë e pamundur të refuzohej dhe jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe atë sportiv”, patën deklaruar në momentin e arritjes së marrëveshjes, përfaqësuesit e El Pibe de Oro.

Related posts

DUAN “TRIPLETËN”/ ALLEGRI mbyll merkaton e JUVENTUSIT: Jemi ok kështu

Isa.Autor

“ME SARRIN KEMI NDRYSHUAR SHUMË”/ Flet Ronaldo: Mosha për mua thjesht një numër…

Delo.autor

SUPER Lamela/ Argjentinasi realizon një gol spektakolar duke dyfishuar shifrat (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment