Futboll La Liga

Coutinho njihet me bashkëlojtarët e rinj tek Barcelona (FOTO)

Philippe Coutinho e ka nisur tashmë ditën si lojtar i ri i Barcelonës.

Ai ka shkuar sot në qendrën stërvitore të Barcelonës “Ciutat Esportiva”, ku do ta trajtoj lëndimin, dhe aty ka takuar për herë të parë bashkëlojtarët e vet të rinj, transmeton Express.

Në disa fotografi të publikuar nga Barcelona në Twitter, ylli brazilian shihet duke u përshëndetur me Luis Suarezin, Paulinhon dhe Gerard Peiquen.

Po ashtu, ai është takuar sot edhe me trajnerin Ernesto Valverden dhe stafi teknik. Gjatë 20 ditëve të ardhshme, ai do ta trajtojë lëndimin muskulor që e  pësoi para së të nënshkruante me Barcelonën për 160 milionë euro.

Debutimi i tij pritet të ndodhë në ligë kundër Alavesit apo Espanyol. /Express/

Related posts

Zyrtare/ Mesfushorin brazilian Fred, transferohet te Manchester United

Sadik.Autor

Massimo Moratti: Interi është sikur një grua e bukur po e llastuar

Q.Autor

SUKSESI NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Van Gal pranon epërsinë e kundërshtarit: Belgjika? Më e mirë se…

F.autor

Leave a Comment