Kategoria Superiore Shqipëri

Zyrtarja e bashkisë: Vllaznia do të bëhet me president brenda muajit maj

Pas premtimit të bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në fund të dhjetorit, se procesi i privatizimit të Vllaznisë do të bëhet brenda pak muajsh, vjen edhe një tjetër rikonfirmim për këtë çështje.

Kësaj radhe nga përgjegjësja e zyrës së sportit, kulturës dhe rinisë në Bashkinë Shkodër, zj.Vinifreda Gazulli. Në një prononcim të bërë prej saj në emisionin “Sport Arena”, në televizionin “Rozafa”, ku ka qenë e ftuar, ajo ka deklaruar:

“Tashmë ky proces ka hyrë në rrugën e duhur dhe po ndiqen hapat që duhen për t’i shkuar deri në fund atij. Për momentin po bëhet përzgjedhja e kompanive që do të bëjnë vlerësimin e klubit dhe më pas do të ndiqen edhe hapat e tjerë, në mënyrë që nga muaji prill, ose maj të bëhet ankandi për shpalljen e fituesit. Kjo do të thotë se deri në maj jam e sigurtë që Vllaznia do të bëhet me president”.

Related posts

“KAM HUMBUR MË SHUMË DERBI SE SA KAM FITUAR”/ Gjergji Muzaka: Është si një fuçi baruti që pritet…

Delo.autor

DERBI “KUQEZINJSH” NË ITALI/ Futbollisti i Shqipërisë ndëshkon ekipin e Dermakut

Delo.autor

274 MILIONË EURO PËR REVOLUCION/ Marash Kumbulla drejt klubit të madh anglez…

Delo.autor

Leave a Comment