Futboll Gossip La Liga Sport

Dasmë tek Real Madridi; Sergio Ramos dhe Pilar Rubio do të martohen (FOTO)

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio martohen! Me tre fëmijë të përbashkët dhe pothuajse gjashtë vjet marrëdhënie, çifti ka vendosur të kalojë nëpër altarin e martesës dhe së shpejti do të bëhet bashkëshort dhe bashkëshorte.

Një lajm që të dy e kanë ndarë me ndjekësit e tyre, përmes rrjeteve sociale. Personi përgjegjës për bërjen publik të këtij lajmi “bombë” ishte kapiteni i Real Madridit. Ramos, shumë i lumtur, shpjegoi se ishte ai, që i propozoi për martesë drejtueses së emisionit “El Hormiguero”.

“Ajo tha po”, “Unë të dua” dhe “Përgjithmonë”; janë disa nga mesazhet që Ramos ka postuar në llogarinë e tij në Twitter. Gruaja e tij e ardhshme e ka shpërndarë lajmin, bashkë me disa imazhe, në të cilat mund ta shihni shumë të ngazëllyer.

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio vulosin kështu një histori dashurie, që filloi në vitin 2012. Më vonë mbërritën fëmijët e tyre, Sergio (4 vjeç), Marco (2 vjeç) dhe Alejandro, i lindur disa muaj më parë. Urime!

Related posts

KORONAVIRUSI/ Legjenda e Milanit: Kur do të rinisë futbolli? Pasi të rinisë kjo gjë

Delo.autor

PËSOI DËMTIMIN ME PORTUGALINË/ Dalin rezultatet e testeve mjekësore të CR7, ja ekipi që gëzohet

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Belgjikë-Itali në “Allianz Arena”. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment