Kukësi po zhvillon përgatitoren dimërore në Antalia të Turqisë, ku dje zhvilloi e fitoi edhe miqësoren e parë. Krahas seancave stërvitore, drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë në fuqi po merren edhe me merkaton e dimrit. Kësisoji, ka mbërritur sot në orët e para të mëngjesit në Antalia, për t’u bashkuar me lojtarët e tjerë, mesfushori gjeorgjian, Irakli Dzaria. Ky i fundit, që ka qenë pjesë edhe e kombëtares së vendit të tij, ka nënshkruar me klubin verilindor kontratë për një sezon e gjysmë. 29-vjecari është prezantuar nga drejtori sportiv, Ndemin Nexhipi, dhe shefi i klubit kuksian, Jonuz Hallaci.
| “Pasaporta” | |||
| Emri i plotë | Irakli Dzaria | ||
| Datëlindja | 1 dhjetor 1988 | ||
| Vendlindja | Poti, Georgian SSR | ||
| Gjatësia | 1.75 m | ||
| Roli | Mesfushor-mbrojtës | ||
| Karriera me të rriturit | |||
| Vitet | Skuadra | Ndeshje | (Gola) |
| 2004–2005 | Kolkheti-1913 | 30 | (6) |
| 2005–2011 | Zestafoni | 108 | (8) |
| 2012–2015 | Dinamo Tbilisi | 76 | (9) |
| 2015–2016 | Dila Gori | 24 | (2) |
| 2016–2017 | Sioni | 10 | (2) |
| 2017– | Dila Gori | 3 | (0) |
| Karriera me kombëtaren | |||
| 2006–2009 | Gjeorgia U-21 | 3 | (0) |
| 2012–2014 | Gjeorgia | 9 | (1) |
