Futboll Sport

Hamburgu e “injoroi”/ Mërgim Mavraj merr vendimin përfundimtar për të ardhmen (FOTO)

Prej kohësh marrëdhëniet mes Mërgim Mavrajt dhe Hamburgut kishin pësuar krisje të parekuperueshme, me mbrojtësin që kishte kaluar në ekipin B dhe ishte nxjerë praktikisht jashtë planeve të drejtuesve.

Por sot lojtari i Kombëtares duket se ka marr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, duke ndërprerë me mirëkuptim kontratën me ekipin gjerman. Lajmi është konfirmuar nga vetë Mavraj në rrjetet sociale, ndërkohë që më pas kjo është zyrtarizuar edhe nga vetë Hamburgu në një komunikatë për shtyp.

“Një kontratë prishet, asnjëherë një lidhje emocionale. Më pëlqeu shumë që isha këtu dhe kam ndihmuar me shumë pasion. Nuk duhet të kërkosh kurrë të të falënderojnë apo të të respektojnë për këtë. Ajo që do të thotë krenari, ne e përjetuam në majin e viti 2017, përjetuam krenarinë e vërtetë”, shkruan Mavraj, i cili tashmë do të vihet në kërkim për një ekip të ri.

 

Related posts

Arbitri Orsato vijon të mos preferohet në Serinë A, e dërgojnë në Katar

Sadik.Autor

Triumfi ndaj Kukësit/ Batha: Na buzëqeshi fati, fusha është njësoj për të 2 ekipet

Isa.Autor

GATI TË NISË AVENTURË TË RE/ Christian Panucci konfirmon bisedimet me klubin grek

Delo.autor

Leave a Comment