Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Zbuloni klubin e ri të brazilianit Paulinho, do përfitojë 15 milion euro në…

Mesfushori brazilian Paulinho është rikthyer te Guangzhou Evergrande pas vetëm një sezoni te Barcelona. Rikthimi i 29-vjeçarit në Kinë është konfirmuar ditën e diel.

Paulinho është blerë për 40 mln euro verën e kaluar dhe shënoi nëntë gola duke ndihmuar ekipin të fitojë titullin e La Liga-s.

Sipas raporteve në Spanjë, Paulinho thuajse ka dyfishuar rrogën e tij nga 8 në 15 mln euro. Ai do t’i bashkohet klubit kinez në formë huazimi, me blerjen përfundimtare që pritet të ndodhë vitin tjetër.

“Niveli i Super League kineze është përmirësuar nga viti në vit dhe zhvillimi ka qenë shumë i mirë,” shprehet Paulinho.

“I jam bashkuar Guangzhou me synimin që ta ndihmoj ekipin të fitojë sa më shumë trofe dhe të lumturoj tifozët.”

Related posts

“JEMI PENALIZUAR SHUMË NGA COVID-19 DHE DËMTIMET”/ Trajneri i “Dardanëve”: Paraqitja me Sloveninë na ka ngritur moralisht

Delo.autor

PLAS TEK VLLAZNIA/ Stafi eviton përleshjen fizike të 2 futbollistëve. Ja prapaskenat e konfliktit…

Delo.autor

Kukësi me mungesa, ndaj Lushnjës momenti i të rinjve

Sadik.Autor

Leave a Comment