Futboll Ligue 1 Sport

Ajeti drejt kampionatit francez, peng për 50 mijë euro

Arlind Ajeti është ende një futbollist i Torinos, por skuadra italiane nuk e ka në plane. Pasi Krotone nuk e shfrytëzoi klauzolën për të blerë kartonin e tij, shqiptari duhet të gjejë një skuadër, duke qenë se skuadra e Maxarrit nuk e ka në plane për fazën përgatitore në Filadelfia.

Së fundmi, mediat pranë skuadrës torineze bëjnë me dije se Nimes në Francë është skuadra, me të cilën agjenti i mbrojtësit të Kombëtares ka nisur bisedimet. Nga sa bëhet me dije, për Ajetin skuadra franceze është e gatshme që të ofrojë një kontratë dyvjeçare. Ndonëse kontaktet janë të avancuara, nuk bëhet ende fjalë për firmë. Së pari, Torino duket e gatshme që ta lërë të lirë shqiptarin dhe do të ishte e kënaqur vetëm të heqë dorë për pagën e tij mujore.

Ky është edhe problemi i vetëm me ekipin francez, pasi është i gatshëm të ofrojë vetëm 200 mijë euro pagë vjetore. Në krahasim me pagën e saktësuar në kontratë me Torinon, diferenca është 50 mijë euro, e cila përbën edhe pengesën e momentit mes palëve.

 

 

Related posts

“Divorci” i Cristianos nga Real Madrid? Mourinho hidhet në “sulm” për transferimin e Portugezit

Q.Autor

“EURO 2020″/ Italia nis me këmbë të mbarë, mposht Turqinë dhe shkruan historinë në “Olimpico”

Delo.autor

Cecilia Rodriguez/ Motra e Belen shoqërohet në Polici për një arsyje që do j’u habisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment