Futboll Sport

Një tjetër kuqezi në lëvizje, mbrojtësi i U21 përfundon në Serinë C

Një tjetër futbollist shqiptar ndërron skuadër gjatë merkatos së verës. Bëhet fjalë për mbrojtësin e përfaqësueses U21, Leonardo Maloku, i cili ka lënë Peskarën duke kaluar në formën e huazimit deri në fund të sezonit në Serinë C te skuadra e Fano.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, edhe në sezonin e kaluar ishte në huazim te Santarkanxhelo në Serinë C italiane, por kjo nuk e ka penguar që të grumbullohet e të luajë rregullisht me U21 të Shqipërisë ku është një titullar i prapavijës.

“Jam shumë entuziast që kam ardhur këtu te Fano. Kam shumë dëshirë që të bëj mirë dhe pres me padurim që të filloj të punoj e të luftoj me fanellën e kësaj skuadre”, ishin fjalët e para të futbollistit pas transferimit.

Maloku ka kontratë edhe për dy sezone të tjera të Peskara por është dhënë në huazim që të përfitojë sa më shumë eksperiencë para se t’i jepet mundësia për të luajtur me ekipin e parë.

Related posts

(FOTO) Zyrtare: SHKARKOHET trajneri i skuadrës së njohur në Premier League

Q.Autor

ANALIZA/ Ka ende burime tensionesh. Ja se si “Euro 2020” mund të kthehet në politikë

Delo.autor

Ditë e madhe për Gjetan KETËN, boksieri fiton një tifoz të rëndësishëm (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment