Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Bylisi godet në limit, merr ish-sulmuesin e Kukësit dhe një fantazist brazilian

Klubi i Bylisit ka goditur në orët e fundit të merkatos së janarit. “Panorama Sport” mëson nga burime në klubin ballshiot se janë siguruar sulmuesi boshnjak Haris Harba dhe mesfushori brazilian Markinjo.

Haris Harba (m) dhe Markinjo (d), dy futbollistët e rinj të Bylisit

32-vjeçari Harba nuk është një emër i panjohur për Kategorinë Superiore. Ai luajti me Kukësin për 7 muaj në sezonin 2018-2019. Në 4 ndeshje të kampionatit, ai nuk realizoi asnjë gol.

Një blerje e qëlluar konsiderohet dhe ajo e brazilianit Markinjo. 32-vjeçari mund të luajë në pozicionin e mesfushorit organizator, sulmuesit të krahut dhe sulmuesit të dytë.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Klubi I NJOHUR akuzohet për ryshfete, RREZIKON SHUMË

Isa.Autor

Dita e madhe në ‘Camp Nou’, Coutinho do të prezantohet përpara tifozëve katalanas

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan futet në garë me Arsenal për të marrë në janar talentin holandez…

Delo.autor

Leave a Comment