Futboll Sport

Sulmuesi i Milan drejt Madridit, mungon vetëm “po” e kuqezinjve…

Gjithçka është gati, Nicola Kalinic do të largohet nga Milan pas një sezoni shumë të vështirë, i cili u mbyll edhe me përjashtimin nga kombëtarja e Kroacisë në Kupën e Botës.

Karriera e tij do të vazhdojë në Spanjë, atje ku sipas radios “Cadena Ser”, marrëveshja mes Atletico Madrid dhe futbollistit është arritur dhe tani pritet përgjigja “po” e Milan, që nuk do të vonojë më shumë se fundjava e ardhshme.

Kalinic do të kalojë te skuadra e Simeone në formën e huazimit me detyrim blerje në qershor 2019 për shumën e 18 milionë eurove.

Milan shpenzoi 22 milionë euro për ta marrë nga Fiorentina në sezonin e kaluar, por ai u paraqit poshtë nivelit të pritshmërive.

Related posts

Juventusi ndaj Bolognas për vendin e dytë, Berisha kundër Strakoshës

Delo.autor

Mbyllet gjithçka në “paqe” në ndeshjen Hertha Berlin – Dortmund

Q.Autor

NDESHJA ME BOLOGNAN NË “SAN SIRO”/ Nëse nuk kualifikohet në Champions, ja çfarë i pret yllit të “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment