Futboll Sport

Sulmuesi i Milan drejt Madridit, mungon vetëm “po” e kuqezinjve…

Gjithçka është gati, Nicola Kalinic do të largohet nga Milan pas një sezoni shumë të vështirë, i cili u mbyll edhe me përjashtimin nga kombëtarja e Kroacisë në Kupën e Botës.

Karriera e tij do të vazhdojë në Spanjë, atje ku sipas radios “Cadena Ser”, marrëveshja mes Atletico Madrid dhe futbollistit është arritur dhe tani pritet përgjigja “po” e Milan, që nuk do të vonojë më shumë se fundjava e ardhshme.

Kalinic do të kalojë te skuadra e Simeone në formën e huazimit me detyrim blerje në qershor 2019 për shumën e 18 milionë eurove.

Milan shpenzoi 22 milionë euro për ta marrë nga Fiorentina në sezonin e kaluar, por ai u paraqit poshtë nivelit të pritshmërive.

Related posts

(VIDEO) Atletico Madrid gjen golin e barazimit, Griezmann i jashtëzakonshëm

Q.Autor

NDESHJA E PARË SI TITULLAR/ Asllani i sjell fat Besiktasit

F.autor

GRIEZMANN apo MBAPPE? Deschamps i sigurtë: Një FRANCEZ e fiton “Topin e Artë”

Isa.Autor

Leave a Comment