Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ Lë punën si TRAJNER për të vazhduar karrierën si DENTIST

Tri javë pasi skuadra e drejtuar prej tij u eliminua nga Kupa e Botës, trajneri i Islandës Heimir Hallgrimsson dha dorëheqjen. Vendimin e konfirmoi edhe Federata Islandeze e Futbollit e cila tashmë është vënë në kërkim të një trajneri të ri.

51-vjeçari vendosi vetë për të lënë kombëtaren, me të cilën punonte prej 7 vitesh, më parë si ndihmës i Lagerbak e më pas si trajner i parë.

Tani Hallgrimsson i rikthehet profesionit të dentistit, të cilin e ka ushtruar gjatë gjithë jetë së tij. Që prej humbjes ndaj Kroacisë në fazën e grupeve që solli edhe largimin e parakohëshëm të skuadrës nga turneu, Hallgrimson kishte lënë të hapur mundësinë për të ndërprerë punën e tij me kombëtaren, ndërsa tani vjen edhe vendimi zyrtar.

“Nuk ka punë më të mirë se sa të punosh si trajner i skuadrës kombëtare të Islandës. Do të jetë e vështirë për mua ta lë skuadrën. Por më parë le të shkojmë me pushime e më pas do të ulemi e do të flasim për atë që do të ndodhë”, pati deklaruar fill pas eliminimit nga Botërori.

Si ndihmës i suedezit Lagerback, Hallgrimsson u bë i famshëm gjatë Euro 2016, sikurse gjithë kombëtarja islandeze e cila fitoi zemrat e tifozëve nga e gjithë Europa gjatë turneut francez. Dy vjet më parë Islanda arriti një sukses të paimagjinueshëm duke u kualifikuar deri në fazën finale të turneut e madje duke arritur deri në çerekfinale, pasi eliminoi Anglinë.

Më pas nën drejtimin e Hallgrimsson si trjaner i parë, Islanda u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në një Botëror, edhe pse nuk arriti të kalonte përtej fazës së grupeve.

Related posts

TË GJITHË PRESIN REVANSHIN E MCGREGOR/ Khabib zyrtarizon duelin e radhës, ja kur do të zhvillohet (FOTO)

Delo.autor

LARGIMI NGA VLLAZNIA PËR AMERIKËN/ Hasan Lika: Ishte një vendim shumë i vështirë, por…

Delo.autor

Zyrtare: Neymar, më i miri në Ligue 1

Q.Autor

Leave a Comment