Futboll Premier League Sport

Tottenham i “vjedh” talentin Barcelonës!

Tottenham ka arritur marrëveshjen për të marrë “adoleshentin” e Barcelona, Riqui Puig, pasi ky i fundit nuk gjeti gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës me klubin katalanas.

Puig, i cili do të mbushë 19 vjeç në muajin gusht, është stërvitur me ekipin e parë të Barcelona dhe ka debutuar me Barcelona “B” në muajin shkurt, ku ka lënë një përshtypje shumë të mirë. Ai është pëlqyer personalisht nga trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino.

Organizatori Puig ka pasur interesimin e disa skuadra europiane, pasi shkëlqeu në finalen e “UEFA Youth League”, ku Barcelona fitoi ndaj Chelsea, por duket se Tottenham ka fituar betejës, pas këshillës që Pochettino, i cili ka një shtëpi në Barcelonë, i dha drejtuesit Daniel Levy.

Tottenham ka krijuar një reputacion për inteligjencë të madhe në merkato, duke marrë futbollistë me kosto të ulët dhe duke i kthyer në kampionë të mëdhenj si Harry Kane, Dele Alli, Kieran Trippier, Eric Dier, Toby Alderweireld dhe Son Heung-Min

Ndërkohë, objektivat madhor të merkatos së “spursave” janë Anthony Martial i Manchester United dhe Wilfried Zaha i Crystal Palace.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ Ish-gjiganti i Gjermanisë: “El Clasico”, një spektakël i neveritshëm

Isa.Autor

E DASHURONTE KLUBIN ITALIAN/ Strootmani shpërthen në LOT për largimin nga ROMA

Isa.Autor

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ ​Zidane po shqyrton ofertën e Manchester Unitedit

Isa.Autor

Leave a Comment