Futboll Sport

Trepça ’89, presidenti Zeka konfirmon trajnerin peqinas Gugash Maganin

Gugash Magani do të mbetet edhe më tutje në krye të skuadrës mitrovicase, Trepça ‘89. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit, Abedin Zeka, i cili pavarësisht se skuadra e tij nuk i përmbsuhi synimet që kishte në fillim të edicionit, atij i ka lënë mbresa të mëdha trajneri Magani, me të cilin e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për edicionin tjetër.

Jo vetëm kaq, sepse edhe stafi i Maganit do të mbetet i njëjti, pa asnjë lëvizje. Gjatë këtyre dy ditëve të fundit nga Trepça ’89 janë larguar portieri Bledar Hajdini dhe sulmuesi Fiton Hajdari, që zyrtarisht do të prezantohet te Llapi në fillim të javës së ardhshme, ndërsa janë larguar edhe mbrojtësit Lapidar Lladrovci dhe Përparim Osmani, të cilëve po ashtu u ka skaduar kontrata. Osmani edhe mund të mbetet te Trepça ’89, vetëm nëse ai vetë dëshiron, përndryshe klubi nuk do ta ndalë me çdo kusht.

Zeka ka paralajmëruar një verë të nxehtë sa i përket prurjeve të reja, sepse, përveç futbollistëve që mund të transferohen nga Vala Superliga, ai ka premtuar transferime edhe nga jashtë, dhe ata lojtarë shumë cilësorë.

Related posts

“PO MERRTE FRYMË, POR PASTAJ S’KISHTE…”/ Mjeku i Danimarkës: Ju tregoj çfarë na ndodhi me Eriksenin në fushë

Delo.autor

ZYRTARE/ Liverpool ndan rrugët me trajnerin Arne Slot

F.autor

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Gerard Pique tregon: Ishim të gatshëm të ulnim rrogat tona për…

Delo.autor

Leave a Comment