Futboll La Liga Sport

NË SPANJË JANË TË SIGURTË/ Real Madrid nesër do të ketë një portier të ri…

Kalimi i Thibaut Courtois te Real Madrid mund të zyrtarizohet në mbrëmjen e sotme ose në mëngjesin e nesërme, sipas asaj që bën të ditur shtypi spanjoll.

Belgu ka edhe 12 muaj kontratë me Chelsea dhe londinezët do të jenë të detyruar të pranojnë rreth 35 milionë euro të ofruara nga Real, për të mos e humbur me parametër zero në fund të sezonit të ardhshëm.

Portieri i ka thënë drejtuesve “blu” se do të largohej, që para fillimit të Botërorit në Rusi.

Krahas tij, Real mund të marrë edhe Hazard, duke iu referuar pikërisht fjalëve të Courtois: “Unë dhe Hazard do të vazhdojmë të jemi shok ekipi në klub dhe në kombëtare. Kjo është përshtypja ime. Tani jemi me pushime, por besoj se do të takohemi së shpejti për të nisur fazën përgatitore.”

Courtois ka luajtur më parë në La Liga për tre sezone, si portier i Atletico Madrid.

Related posts

SITUATË ALARMANTE PËR IBRËN/ Rrezikon të humbasë ndeshjen e parë të kampionatit

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Cikalleshi nuk mjafton, Polonia mposht me “POKER” Shqipërinë

Delo.autor

PËRMBYSJA NDAJ “ZIKALTËRVE”/ Achraf Hakimi, kush është historia e “emigrantit” që tronditi Interin

Delo.autor

Leave a Comment