Futboll Premier League

​Manchester United heq dorë nga Griezmann, bën gjithçka për yllin e Realit

Manchester United ka hequr dorë përfundimisht nga Antonio Griezmann, i cili është më afër transferimit në Barcelonë
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është kthyer sërish nga anësori i Real Madridit, Gareth Bale.

Portugezi para disa javësh kishte tentuar francezin e Atletico Madridit, Antonio Griezmann, por ai kërkon pagë të lartë dhe preferon Barcelonën.

Sipas të përditshme spanjolle AS, Unitedi tashmë tërë vëmendjen e ka nga ylli i Realit, Gareth Bale.

Uellsiani ishte prioritet i tyre edhe verën e kaluar, por në fund trajneri Zinedine Zidane vendosi të mos e shiste.

Vlera e ullesianit është rreth 100 milionë euro, aq sa spanjollët paguan pesë vite më parë Tottenhamin.

Related posts

Hierro: “Spanja e para në grup, por nuk është kjo mënyra…

Sadik.Autor

Armando CUNGU flet për herë të parë pas rikthimit tek KUKËSI: “Një dashni e vjetër për mua”

Isa.Autor

DO LARGOHET/ Neville këshillon POGBAN: Do të luash në ekip tjetër, por mos u bëj…

Isa.Autor

Leave a Comment