Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN NË “EURO 2020″/ Xhevahiri i Italisë “tradhton” Juventus, tani Sassuolo kërkon 20 milionë më shumë

Vlera e Manuel Locatelli po rritet dita ditës dhe pas provës së shkëlqyeshme dhe dy golave kundër Zvicrës, ankandi bëhet edhe më i ndezur!

Në Itali, zbulon Gazzetta dello Sport, i vetmi që mund ta përballojë duket se është Juventus, por tashmë do të duhen 60 milion euro për të bindur Sassuolo që të lëshojë xhevahirin.

Federico Cherubini, kreu i zonës teknike të Juventusit, ka biseduar me Giovanni Carnevali, CEO i Sassuolo, prej muajsh tani.

Gjithashtu përmenden homologët teknikë (Rovella, Fagioli ose Dragusin), por aspekti kryesor për t’u sqaruar është ai financiar.

Juventusi fillon me 25 milionë euro, mbase mund të arrijë edhe 30. Të dy drejtuesit i kanë premtuar vetes që të flasin për këtë ballë për ballë javën e ardhshme, por nëse Locatelli vazhdon kështu, atëherë klube të tjera nga Premier League mund të futen në lojë…

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Bologna. Starton pjesa e dytë

Delo.autor

NBA/ Los Angeles rikthehet të buzëqeshë, Lillard fantastik për Portland

Delo.autor

SERIE A/ U dëmtua ndaj Napolit, Chiellini humbet derbin e Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment