Futboll Seria A Sport

Ancelotti “zbardh projektin” për titullin kampion, shfrytëzon miqësinë me ish-madrilenin

Carlo Ancelotti ka në plan të sjellë ndryshime të mëdha te Napoli. Ish-trajneri veteran i Milanit, Chelseat, PSG-së, Real Madridit dhe Bayern Munich synon të shpallë napolitanët kampionë pas 29 vitesh.

Dhe fituesi i 3 Champions League do ta nis ndërtimin e Napolit të ri me mesfushorin argjentinas Angel Di Maria. 30-vjeçari nuk po gjen hapësira të mjaftueshme te PSG-ja duke parë prezencën e yjeve si Neymar Jr., Mbappe dhe Cavani. Di Maria ka punuar nën urdhërat e Ancelottit në sezonin historik të Real Madridit 2013/2014 duke fituar pas 12 vitesh mungesë Champions League. Por për “Partenopei” pengesë mbetet rroga e lartë që argjentinasi merr te kampionët e Francës; 10 milionë €.

Mbetet për t’u parë se si do të veprojë presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis. Napoli iu afrua titullit kampion të Italisë sezonin e fundit, por dështoi në hapat e fundit të ngrinte trofeun.

 

Related posts

PAMJET QË PO TËRBOJNË SPANJËN/ Ylli i La Liga-s kërcen pa maskë në diskotekën ku janë infektuar 12 persona (VIDEO)

Delo.autor

“NA LA PA FRYMË”/ E fejuara e Ljajiç “rikthen” VERËN në rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

RIKUPERIM NË KOHË REKORD/ U dëmtua me Kombëtaren, mbrojtësi i surprizon të gjithë. Ja kur pritet të luajë…

Delo.autor

Leave a Comment