Futboll La Liga Sport

PLAS TEK REALI/ Varane: URREJ të jem si RAMOS! Mbappe? Ai është një ALIEN

Fituesi i Kupës së Botës në Rusi, Raphael Varane deklaroi se është ndjerë gjithmonë i bezdisur kur i kërkohet që të ngjasojë dhe të bëhet si futbollistë të tjerë, përfshirë edhe shokun e tij të skuadrës, partnerin në qendër të mbrojtjes te Real Madrid, Sergio Ramos. “Më bën nervoz, a i kërkojnë ata Sergio Ramos-it që të jetë dikush tjetër? Njerëzit më pranojnë ashtu si jam dhe më kanë thënë që kur isha shtatë vjeç se jam djalë i mirë, por kam karakter”, deklaroi Varane për “L’Équipe” duke dashur të argumentojë jetëgjatësinë e tij te një klub si Real Madrid, çka do të ishte e pamundur të fitonte këtë garë, nëse nuk do të kishte karakter.

“Kam luftuar kundër që fëmijë, tani karakteri im u dëshmua nga të gjithë, pork a qenë gjithmonë tek unë. Kur duhet të flas, aty jam unë, kur janë kohëra të vështira aty jam unë. Edhe në pushim të ndeshjes në finalen e Kupës së Botës, isha unë që u thashë shokëve të ekipit se duhet të ishim optimist, se kishim fituar 2-1 në pjesën e parë dhe se kishim lënë pas momentet e vështirësisë”, deklaroi Varane.

Mbrojtësi francez i Real Madrid, pas triumfit në finalen e Moskës, përfshiu veten mes atyre futbollistëve që kanë fituar dyshen e trofeve Kupë Bote-Champions League në të njëjtin vit, njëlloj si gjermanët Franz Beckenbauer dhe Gerd Müller, në 1974, ose dhe bashkëkombasi i tij Christian Karembeu apo dhe braziliani Roberto Carlos, që i fitoi në vitin 2002. Varane e konsideroi shokun e tij në kombëtare, Kylian Mbappé si një “monster” dhe një “jashtëtokësor”: “Kam njohur disa alienë, por mendoj se kjo është hera e parë që gjej një alien kaq të ri”.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Juventus gati goditjen e madhe në janar, synon mesfushorin francez…

Delo.autor

SUPER SFIDA NDAJ BOKSIERIT LUIS ORTIZ/ Kampioni i botës Wilder shpalos objektivin: Do të thyej rekordin e Mayweather…

Delo.autor

“Golat” e Strakoshës, Lazio 12 pikë më shumë prej tij

Q.Autor

Leave a Comment