Futboll Seria A Sport

Interi ngre “murin”, ja plani i Spaletit kundër… Ronaldos (FOTO)

Me afrimin e një mbrojtësi cilësor si Stefan De Vraj, Luçiano Spaleti po mendon seriozisht që të ndryshojë skemën. Sepse do të ketë më shumë garanci në repartin difensiv dhe mbi të gjitha, ka elementët e duhur përpara për të ndryshuar modulin.

“Tuttosport” shkruan se zikaltrit janë gati për t’u përballur në distancë me Kristiano Ronaldon, në mënyrë që të mos e nisin kampionatin si të “humbur”. Dilema e trajnerit fillimisht është moduli i lojës, 3-4-1-2 apo 3-5-2. Nëse ka diçka që nuk ndryshon në të dyja rastet, është pjesa e mbrojtjes, ku dyshes së vitit të kaluar Shkrinjar-Miranda do t’i bashkohet ish-mbrojtësi i Lacios De Vraj.

TRE NË MBROJTJE- Në këtë modul, duke marrë parasysh vetëm lojtarët që janë në skuadër dhe jo ata që do të afrohen, Kandreva dhe D’Ambrozio do të rivalizojnë njëri-tjetrin për një vend si mesfushor i djathtë, ndërsa majtas pritet të jetë Azamoah.

Dyshja e mesfushës do të ketë patjetër Brozoviçin, ndërsa partneri i tij do të vendoset nga një duel mes Vesinos dhe Galjardinit. Përpara më i avancuar do të jetë Naingolan, ndërsa në sulm Ikardi dhe Perisiç. Nëse skema do të jetë 3-5-2, atëherë do të ndryshojë vendosja e lojtarëve, sepse emrat mund të jenë të njëjtët. Ndoshta Perisiç mund të spostohet ndonjëherë në të majtë për t’i lënë vend Lautaro Martinezit.

Related posts

E BUJSHME/ Newcastle e ka seriozisht për Strakoshën, sheikët dërguan skautët për të mbikëqyrur gardianin

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asksioni nga PSG, “Pleshti” debuton ndaj Manchester City-t me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Te Kukësi ka shumë punë për të zgjidhur/ Gjithçka në dorë të trajnerit Peter Pacult

Sadik.Autor

Leave a Comment