Futboll Sport

Ka shkëlqyer në miqësore, por mediat belge japin alarmin: Anderlecht ka dyshime për Abazajn

Kristal Abazaj ka bërë paraqitje pozitive duke shënuar edhe gola në miqësoret që ka zhvilluar Anderlecht, por pavarësisht këtyre fakteve belgët duket se nuk janë të bindur për shqiptarin.

21-vjeçari disa ditë më parë mori lavdërime nga trajneri që deklaroi se ‘Abazaj është ndër më të mirët nga të rinjtë e afruar’, por mediat kanë shkruar se klubi është në dyshim për aftësitë teknike të lojtarit.

Në artikullin e “La Derniere Heure” thuhet se Anderlecht ka dyshime për disa nga lojtarët e rinj të afruar në merkato, ku një prej tyre është edhe Kristal Abazaj.

Edhe pse dukej më e lehtë se ç’u mendua fillimisht, Abazaj do të ketë shumë punë për të fituar minuta me Anderlecht kur të nisin ndeshjet zyrtare.

Related posts

PËRÇAHET REALI/ Lojtarët madrilen duan të “heqin qafe” këtë SUPER SULMUES

Isa.Autor

Panucci i jep leksione Dukës dhe kuqezinjve. Ja çfarë ndodh në seancën e parë

Sadik.Autor

“TË GJITHË KËRKOJMË NJË NDESHJE TË MADHE FUTBOLLI”/ Flet Zidane: Na kanë thënë të dalim me Barcelona nga hoteli dhe…

Delo.autor

Leave a Comment